Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë sinjalet që trupi jep para një infarkti

Jetë 24/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lodhje, plogështi

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur ose të plogësht pa asnjë shkak, nuk duhet ta injoroni këtë shenjë. Njerëzit që rrezikohen nga ataku në zemër mund të ndihen të lodhur edhe kur bëjnë veprime krejt të thjeshta, si rregullimi i shtratit apo bërja dush.

Çrregullime të rrahjeve të zemrës

Problemet me ritmin e zemrës (aritmia e zemrës) ndodhin kur impulset elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet, duke shkaktuar kështu rrahje më të shpejta, më të ngadalta apo të çrregullta të zemrës, transmeton Klan Kosova.

Dhimbje në të gjithë pjesën e kraharorit

Meshkujt dhe femrat përjetojnë dhimbje të kraharorit në forma dhe intensitet të ndryshëm. Tek meshkujt, kjo simptomë u referohet shenjave më të rëndësishme të atakut në zemër, që nuk duhet të injorohet. Ndërsa tek gratë, prek vetëm 30% të tyre. Dhimbja mund të përhapet edhe tek njëri ose të dyja krahët (më shpesh tek i djathti), në qafë, shpatulla, nofullat e poshtme.

Pagjumësi

Pagjumësia lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për të pësuar atak në zemër ose goditje në tru, që është më e zakonshme tek gratë. Pagjumësia shoqërohet edhe me ankth dhe hutim.

Probleme me frymëmarrjen

Gulçimi ose ndjesia sikur nuk mund të marrësh frymë thellë janë shenja paralajmëruese të atakut në zemër. Ata shfaqen zakonisht si tek meshkujt ashtu edhe femrat gati 6 muaj para një sulmi në zemër. Përshkrimi: Ndjesia sikur nuk po merr mjaftueshëm ajër, marramendje dhe probleme me frymëmarrjen.

Djersitja e shumtë

Djersitja e shumtë dhe pazakontë është një shenjë e parë e atakut në zemër. Mund të ndodh në çdo kohë të ditës ose natës. Kjo simptomë prek gratë më shpesh, ku zakonisht ngatërrohen me afshet e nxehta ose djersitjen gjatë natës, shenja këto tipike të menopauzës.

Përshkrimi: Simptoma të ngjashme me gripin, lëkurë të ftohtë dhe djersitje pavarësisht se temperaturat nuk janë edhe aq të larta. Njerëzit që rrezikohen nga ataku në zemër djersitin më shumë gjatë natës? në mëngjes çarçafët mund të jenë bërë qull nga djersa.

Dhimbje në pjesën abdominale

Dhimbjet në pjesën abdominale, të përzierat edhe kur stomaku ose bosh ose plot, ndjesia e fryrjes në bark, aciditeti në stomak janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për atak në zemër (ashtu si edhe për shumë sëmundje të tjera).

Dhimbjet në pjesën abdominale para një ataku në zemër kanë natyrë episodike, lehtësohen dhe më pas rikthehen për periudha të shkurtra kohe. Tensioni fizik mund t’i përkeqësojë edhe më shumë dhimbjet e barkut, shkruan Lapsi, transmeton Klan Kosova.

Artikulli paraprakNëna shqiptare, pasi i dha 60 mijë euro në IVF – mbeti shtatzënë me mjaltë e piper
Artikulli i rradhës Prindërit duan t’ia lënë këtë emër të çuditshëm fëmijës, rasti shkon në gjykatë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.