Kujtimet janë gjërat më të vlefshme për çdo femër shtatzënë. E, për të pasur kujtime mahnitëse, një nënë në ardhje nga Prishtina ka realizuar një set fotografik.
Ajo është prezantuesja e Radio Televizionit të Kosovës, Medijana Rrahmani. Kjo e fundit realizoi një set fotografish shtatzënë, bashkë me bashkëshortin e saj.

Ndërsa çifti duket për mrekulli derisa pozon për setin fotografik.
Nga fotografitë mund të vërehet se ajo është në fazën e fundit të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/


