Në vazhdën e intervistës së tij për Puls në Kohavision, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka goditur spitalet përfituese për trajtim jashtë vendit të pacientëve kosovarë.
Ai ka zbuluar se janë rreth 7 milionë euro borxh që ka trashëguar nga ministria e kaluar vetëm në trajtimet jashtë vendit.
Sipas Ismailit, puna 24-orëshe e Kardiologjisë Invazive do të shkurtojë shpenzimet e buxhetit për shërbimet jashtë vendit.
Ai ka theksuar se më mirë ato para do të ishin të shpenzoheshin në projekte cilësore për spitalet kosovare pasi shpenzimet për trajtim jashtë vendi nuk mund të ndalen. /Gazeta Shneta/