Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Versioni i Prokurorisë: Si e mbyti nëna foshnjën e vet gjatë lindjes në Gjilan

Lajme 31/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, kështu duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurës.

E pandehura nga Komuna e Gjilanit dyshohet se më 27 tetor 2017 ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes dhe është përpjekur ta fshehë kryerjen e kësaj vepre.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së foshnjës gjatë lindjes.

Sipas këtij aktvendimi, e pandehura do të zbatojë masën e paraburgimit pasi që t’i përmirësohet gjendja shëndetësore, meqë e njëjta është e shtrirë në spital. Sipas cilësimit të mjekut kujdestar, ajo ende ka nevojë që të trajtohet në spital, marrë për bazë gjendjen e saj momentale.

Për përmirësimin e gjendjes së saj, bëhet e ditur se gjykata do të njoftohet me raport të veçantë nga mjekët gjinekologë të Spitalit Rajonal në Gjilan.

Gjatë seancës dëgjimore, prokurorja e rastit, Leonora Shemsiu- Kadriu, ka mbetur pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurën.

Sipas prokurores Shemsiu- Kadriu ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura e ka kryer veprën penale për të cilën po dyshohet.

Vrasja e foshnjës së saj gjatë lindjes, sipas fjalëve të prokurores në seancën dëgjimore, do të vërtetohet përmes kallëzimit penal, kërkesës për autopsi, si dhe raportit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Prokurorja në kërkesën e saj për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ka theksuar se nëse lihet në liri të plotë, ekziston rreziku që e pandehura të ndikojë te familjarët e saj, njëkohësisht edhe dëshmitarë me të cilët edhe jeton.

“Gjithashtu, është plotësuar kushti ligjor, ngase natyra e kësaj vepre penale është e rëndë- vrasje e privilegjuar, që konsiston në privimin e fëmijës nga jeta, nga ana e nënës së vet menjëherë pas lindjes, derisa zgjasin çrregullimet e shkaktuara nga lindja, motivet, rrezikshmëria shoqërore e kësaj vepre, si dhe mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër, këmbëngulësia e saj me kryerjen e veprës penale”, është cituar prokurorja në aktvendimin e Gjykatës.

Prokuroria para se të përcaktohet për këtë masë, ka vlerësuar se të gjitha masat e tjera për sigurimin e pranisë së të pandehurit mirëpo ka ardhur në përfundim se asnjëra nga masat e parapara përveç paraburgimit nuk ofron kushte të mira për zhvillimin normal dhe sa më të suksesshëm të procedurës penale

Në seancën dëgjimore për shqiptimin e masës së paraburgimit, avokatja e të pandehurës, Lumije Azemi, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të mbrojturës së saj, me arsyetimin se duke pasur parasysh çrregullimet e shkaktuara nga lindja, si dhe gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të të pandehurës, ajo nuk ka qenë e koncentruar në dhënien e deklaratave.

Avokatja Azemi ka kërkuar që ndaj saj të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Këtë kërkesë e ka mbështetur edhe vet e pandehura.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliun, i cili konfirmoi se autopsia ka përfunduar, por, trupi i foshnjës ende nuk i është dorëzuar familjarëve.

“Trupi i foshnjës së vdekur ka arritur të dielën në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Autopsia ka përfunduar dje, derisa trupi i foshnjës gjendet në Institut, pasi që ende nuk i është dorëzuar akujt”, tha Gërxhaliu.

Artikulli paraprakReparti i ri i Intensives, ftohen për punë infermierët nga lista e pritjes
Artikulli i rradhës Dhuroni flokët për fëmijët që trajtohen nga kanceri

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.