Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dëshmia e mjekëve dhe miqve: Si e gjetëm të pajetë Adelën në korridorin e shtëpisë

Jetë 31/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ngjarja tragjike e ndarjes nga jeta e gazetares dhe ish-banores së “Big Brother” Adelajda Xhamani që tronditi mbarë opinionin publik ka nisur të zbardhet.

Sipas dëshmive të mjekëve dhe miqve të saj, ata e kanë gjetur Adelën të pajetë në korridorin e shtëpisë së saj në zonën e Freskut. Gjysëm ore më përpara, ajo kishte telefonuar mikeshën e saj të ngushtë duke i thënë “Nuk mbushem dot me frymë”.

Adelajda mësohet se i ka kërkuar asaj të lajmëronte një ambulancë, e cila ka ardhur në kohën e duhur pranë shtëpisë, por duke mos ditur me saktësi apartamentin e së ndjerës mjekët kanë pritur miqtë e gazetares të cilët kanë mbërritur me taksi. Së bashku ata janë ngjitur në katin e katërt ku dera e apartamentit të Adelës ka qenë e hapur.

Mësohet se në momentin që ajo kishte folur me mikeshën e saj, i kishte thënë se do e linte hapur derën në rast se gjërat përkeqësoheshin, shkruan panorama. Adelajda Xhamani u gjet e shtrirë në korridorin e shtëpisë dhe mjekët nuk konstatuan shenja në trupin e saj.

Ata e kanë dërguar në QSUT, ku si orë e vdekjes është përcaktuar ora 05:10, koha kur mjekët e kanë gjetur në shtëpi. Vonesa 30 minutëshe ka ardhur si pasojë e mosdijes së adresës së saktë.

Një ditë më parë, mësohet se Adela kishte punuar deri në orën 23:00 dhe më pas ishte larguar për në shtëpi. Ajo nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim kolegëve dhe as ata nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë tek ajo.

Policia e ka cilësuar ngjarjen si ndarje nga jeta për shkaqe natyrore, ku dyshimet më të forta janë për një atak kardiak. Në trupin e Adelës nuk janë gjetur shenja dhune, megjithatë rezultati i autopsisë pritet të dalë pas 2 javësh, i cili do të zbardhë edhe atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Artikulli paraprakGabimi i tmerrshëm që bëri kjo nënë me foshnjën e saj, nuk duhet ta bëjë asnjë prind tjetër
Artikulli i rradhës Engjëjt e braktisur – rrëfimi nga QKUK-ja për foshnjat që refuzohen nga nënat e tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.