Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja se si duhet të kujdeseni pë lëkurën e foshnjës gjatë dimrit

Jetë 02/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kujdesi për lëkurën e foshnjes gjatë periudhës së dimrit

A është e nevojshme që gjatë dimrit të keni kujdes të posaçëm për lëkurën e foshnjes?

 

Gjatë ditëve të ftohta, para se të dilni jashtë, fytyrën e foshnjes lyejeni me kremë

Po. Ajri i ftohtë dhe i thatë, era, temperaturat e ulëta, iritojnë lëkurën e ndjeshme të foshnjes suaj. Ndryshimet e papritura të temperaturave (në shtëpi dhe jashtë) nuk i bëjnë mirë lëkurës së foshnjes suaj, prandaj në këtë periudhë shpesh shfaqen këto probleme, duhet ti kushtoni vëmendje veçanërisht lëkurës së fytyrës, duarve dhe buzëve të foshnjes.

 

Kjo natyrisht nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia, por të bëni krejt çka është e mundur që foshnja mos ta ketë shumë të ftohtë por as shumë të nxehtë. Për këtë foshnjen vishni me disa palë rrobesh, ashtu që ta keni më të lehtë ti hiqni palët në rast se e ka të nxehtë, dhe keni kujdes që materialet e rrobeve të jenë natyrale, që të mos djersitet apo mos të vie deri tek iritimi i lëkurës.

 

Gjithashtu, gjatë dimrit, gjatë qëndrimit jashtë, foshnja duhet të ketë kapele, dorëza, shall dhe këpucë të nxehta, ndërsa nëse po shetiteni me karrocë mbulojeni me batanije, sepse nëse foshnja nuk është në lëvizje duart dhe këmbët ftohen më shpejt.

 

Foshnjes sime i skuqen faqet shpesh gjatë dimrit. A mund ta parandaloj këtë?

Faqet e foshnjes më së shumti janë të ekspozuara në të ftohtë dhe në erë, dhe për këtë arsye shfaqet e skuqura në këtë pjesë. Lëkura rreth hundës, sidomos nëse rrjedh, mund të pëlcasë dhe të bëhet e thatë, për këtë më së miri lyejeni me kremë tërë fytyrën, le të jetë kjo ndonjë kremë e dedikuar për lëkura të foshnjeve gjatë dimrit për të parandaluar tharjen.

 

Në çfarë duhet të jem e vëmendshme gjatë përzgjedhjes kozmetike për foshnjen?

Para se gjithash kontrollojeni në mënyrë që preparati të mos përmbajë parfemë, ngjyra artificiale, që të jenë të testuara dermatologjikisht, hipoalergjikisht dhe më e rëndësishmja të mos përmbajë konzervanse. Gjithashtu, gjithmonë zgjidhni kozmetikën e provuar natyrale e cila dedikohet për lëkura të njoma të foshnjeve.

 

Si të kujdesem për buzët e foshnjes sime gjatë ditëve të ftohta?

Buzët e foshnjes janë zakonisht të lagura shkaku i lëpierjes me gjuhë, rrjedhjes së hundës dhe ngjashëm, prandaj për këtë, gjasat janë më të mëdha që gjatë ditëve të ftohta të vie deri tek pëlcitja apo tharja e tyre. Vendosni një shtresë të hollë balsami për buzë i cili nuk përmban ngjyra artificiale dhe konservanse, në mënyrë që të mbroni buzët e foshnjes gjatë qëndrimit jashtë.

 

Si ta mbroj foshnjen nga ekzema gjatë dimrit?

Nëse foshnja juaj ka ekzemë, gjendja mund ti përkeqsohet gjatë dimrit, shkaku i ndryshimeve të temperaturave, lëkura e ekspozuar thahet, dhe mund të paraqitet kruajtja e fortë. Gjate diteve te ftohta, foshnjen duhet veshur nga materialet natyrale, sepse kur lekura eshte ne kontakt direkt me sintetiken mund te shkaktohet iritimi.

 

Poashtu, vëmendje të veçantë kushtoni kujdesit. Duhet ti shmangeni sapunëve të parfemosur dhe antibakterial, sepse janë shumë agresivë ndaj lëkurave të foshnjeve, më mirë përdorni vajra për foshnja dhe sapunë hidratantë, losione, krema etj. Mund të konsultoheni me mjekun që të ju udhëzojë se çfarë krema speciale preferohen për të shëruar ekzemën.

 

A është më mirë që gjatë dimrit ta laj foshnjen me ujë më të nxehtë?

Pas shëtitjes nëpër kohë të ftohtë, me siguri mendoni që foshnjes do ti pëlqejë një banjë me ujë të ngrohtë. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm sepse uji i nxehtë dukshëm e thanë lëkurën. Mënyra dhe kohëzgjatja e banjos nuk duhet të ndryshohet gjatë dimrit. Uji duhet të jetë i vakët si zakonisht, dhe asesi i nxehtë. Pas larjes gjithsesi lyeni foshnjen me ndonjë kremë lehtësisht.

Artikulli paraprakSa është i sigurtë seksi gjatë shtatzanisë
Artikulli i rradhës Si ta detyroj fëmijun tim të lajë dhëmbët çdo natë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.