Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Ismaili: Do të kemi rreth 300 mjekë dhe infermierë të punësuar gjatë vitit 2018

Lajme 04/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një intervistë dhënë për “Argument Plus”, në RTV21, ka thënë se është lajm i mirë që buxheti për shëndetësi për vitin 2018,ka shënuar rritje të ndjeshme.

Buxheti për këtë sektor do të jetë për herë të parë pas luftës mbi 200 milionë euro, me të cilat ministri Ismaili ka thënë se përmes një menaxhimi më të mirë, do të bëhen lëvizje positive në këtë sektor me prioritet për shtetin.

“Ka reflektim të dallueshëm në buxhetin për shëndetësi për vitin 2018, dhe atë në të gjitha sferat. Ka mbi 10 milionë euro vetëm për barnat. Ky është një lajm i mirë, sepse të dhënat tregojnë se buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, si një sketor i nënfinacuar, kësaj radhe do të ketë mjete më të shumta të cilat do të reflektojnë në investime kapitale, barna esenciale, shtim të stafit mjekësor etj”, ka thënë ministri Ismaili duke shtuar. “Edhe kryeministrit, edhe kryetari i partisë Kadri Veseli, por edhe ministri i Finanacave, Bedri Hamza, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar këtë sektor i cili është prioritet i të gjithë neve”, ka thënë Ismaili. Më tej, ministri Ismaili ka thënë se buxheti i Ministrisë do të ketë një menaxhim më të mirë gjatë mandatit të tij, dhe në këtë formë, do të arrihet që të shtohet përgjegjshmëria dhe kualiteti i shërbimeve.

“Edhe pse buxheti nuk është ende ai që dëshirojmë, ne do të mundohemi që përmes një menaxhimi më të mirë, të ruajmë investimet tona dhe të krijojmë një sistem të shëndetshëm. Pra, përmes menaxhimit dhe përgjegjësisë, unë ju premtoj që do të ketë lëvizje positive në Shëndetësi”, ka thënë ai

Tutje, ministri Ismaili ka konfirmuar se vetëm në vitin 2018, do të punësohen edhe 300 mjekë dhe infermierë të ri. Kjo, sipas tij, për shkak të plotësimit të nevojave të mjekëve dhe pacientëe. “ Ne do të punësojmë edhe mjekë. Ata të cilët sakrifikojnë shumë për tu bërë mjekë dhe për tu bërë infermierë, do të kenë përkrahje më të madhe institucionale. Do të kemi rreth 300 mjekë dhe infermierë të punësuar gjatë vitit 2018. Pra, ne do të provojmë që sa më shumë tu përgjigjemi kërkesave të mjekëve dhe pacientëve”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj interviste, ministri Ismaili u ka bërë thirrje të gjithë menaxherëve të spitaleve në vend që të marrin përgjegjësitë e veta dhe tu dalin zot premtimeve të tyre, ndryshe, sipas tij, sistemi nuk do të mbajë brenda askënd që nuk e bën punën e tij.

Artikulli paraprakKy është racioni më i mirë që fëmija juaj të hajë për kafjall
Artikulli i rradhës Është vetëm 5 vjeç, ka përjetuar periodat e para ndërsa tani edhe në menopauzë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.