Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vjehrri akuzohet për dhunë ndaj së resë pse e harroi derën hapur

Lajme 08/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Gjykatën e Ferizajt janë shqyrtuar dy raste të dhunës në familje, ku për motive të ulëta viktimat pësuan lëndime trupore.

Në të dy rastet, të pandehurit u deklaruan të pafajshëm.

Në rastin e parë, Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.H., i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij për arsye se e njëjta kishte harruar hapur derën e ahurit, raporton KALLXO.com.

Sipas aktakuzës ngjarja kishte ndodhur më 16 janar 2017 në orët e mbrëmjes në shtëpinë e përbashkët të palëve në fshatin Mirash, komuna e Ferizajt, ku për shkak të mosmarrëveshjeve dhe dhunës së vazhdueshme familjare, i pandehuri Sh.H. e sulmon të dëmtuarën-nusen e djalit të tij, në atë mënyrë që në shenjë preteksti se e njëjta e kishte lënë derën e ahurit të hapur.

Aktakuza thotë se i pandehuri e ka goditur disa herë me shuplaka rejën e tij, me çka ka kryer veprën penale – sulm.

Në rastin e dytë, sipas aktakuzës, i pandehuri F.R. më 10.04.2014 rreth orës 15:30 në fshatin Petrovë, komuna e Shtimes, në shtëpinë e tyre pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën H.K., pasi nga e dëmtuara kishte kërkuar para dhe e njëjta në pamundësi për t’ia siguruar, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht.

Siç raporton KALLXO.com, në aktakuzë thuhet se i pandehuri e ka goditur bashkëshorten me grusht në pjesën e kokës dhe krahun e majtë. Nga këto goditje e dëmtuara kishte pësuar dëmtime të lehta trupore.

Në të dy rastet e shqyrtuara në Gjykatën Themelore në Ferizaj të pandehurit e mohuan në tërësi përmbajtjen e akuzës dhe u deklaruan të pafajshëm.

Në kuadër të projektit ndërmjet BIRN dhe Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për rastet e dhunës në familje, ku si viktima specifikisht paraqiten gratë.

Artikulli paraprakTumori gjigant i mushkërive largohet me sukses në Kosovë
Artikulli i rradhës Sipmtomat e gripit, shenjat që duhet t’i dini për fëmijë dhe të rritur

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.