Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Meshkujt steril, shumë shpejt do të mund të kenë fëmijë

Jetë 09/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Meshkujt steril, shumë shpejt do të mund të kenë fëmijën e tyre biologjik, falë një teknike të re të zhvilluar nga shkencëtarët, të cilët kanë arritur të krijojnë qelizat e spermës në laborator.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, shkencëtarët në Universitetin Mjekësor Nanjing të Kinës, kanë arritur që të prodhojnë në laborator spermën e minjve. Jo vetëm kaq, por ata e kanë përdorur atë për të fertilizuar vezët që çoi në lindjen e një miu të shëndetshme.

Grupi i shkencëtarëve përdorën qeliza embrionale, sëbashku me një koktej kimikatesh, hormonesh dhe qeliza testikujsh për t’i shndërruar më pas në “spermatide” (fazë e hershme e spermës në gjendje për të fertilizuar vezët).

Ekspertët besojnë se ky është studimi më bindës sa i përket idesë për të përdorur qelizat embrionale që derivojnë nga lëkura e njeriut për të krijuar spermën e tij, për ta përdorur atë më pas për trajtim fertiliteti.

Ata po planifikojnë që shumë shpejt të nisin testet për krijimin e spermës njerëzore, që nëse rezultojnë të suksesshme, do të mund ta përdorin në klinikat e fertilizimit artificial IVF, brenda 10 viteve të ardhshme.

Qelizat që u përdorën për realizimin e këtij ekperimenti u morën nga embrionet, por nëse përdoren qelizat e lëkurës së një mashkulli si material fillestar për krijimin e spermës së re, kjo do të bëjë të mundur që ai të ketë fëmijët e tij biologjikë.

Eksperti Jiahao Sha, i cili e drejtoi këtë studim, tha se puna e tij është tepër premtuese për trajtimin e meshkujve steril.

Këto të dhëna, sipas “Daily Mail”, ngjallin shpresa tek mijëra meshkuj që janë të dëshpëruar për të patur fëmijë.  /tvklan.al

Artikulli paraprakJa çfarë i rrezikojnë foshnjat, nënat shtatzënë që përdorin paracetamol
Artikulli i rradhës Për herë të parë stampohen në 3D organet njerëzore, shikoni videon

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.