Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vezët e Bleonës: Ja çfarë thotë gjinekologia për procesin e ngrirjes

Jetë 12/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një video e këngëtares Bleona Qerreti, ku ajo shfaqet duke kryer një injeksion në trupin e saj, si pjesë e një procesi për ngrirjen e vezëve, shkaktoi reagime të shumta dhe po ashtu një sërë pikëpyetjesh mbi këtë veprim. Civitas.al, ka pyetur mjeken gjinekologe Jonela Lulo, e cila sqaroi se gjithçka është normale dhe mund të kryhet edhe në Shqipëri, por vetëm në disa spitalet private.

Ajo thotë se procedura kryhet nëpërmjet një ndërhyrje pa operacion, por nëpërmjet një ageje që futet në rrugë vaginale deri në vezore, e cila i merr vezët nga trupi i femrës, për ti ruajtur më pas në laborator në kushte speciale. Më pas ato mund të përdoren në momentin që gruaja vendos të ketë një fëmijë, duke u vendosur në mitër, pasi të fekondohen me spermatozoid.

Doktoresha sqaron se gjithçka bëhet lehtësisht dhe nuk ka asnjë pasojë mbi shëndetin e gruas. Sipas saj, ka shumë gra, që, për arsye të ndryshme, shëndetësore por edhe shoqërore, kërkojnë t’i ruajnë vezët e tyre për momente kur organizmi i tyre ka humbur pjellorinë. Kjo iu krijon atyre mundësinë të kenë një shtatzani edhe në mosha kur nuk munden.

Doktoresha sqaron se, në spitalin e saj, i kanë bërë të mundur shtatzaninë një gruaje 57 vjeçare. Megjithatë, sipas saj, duhet të ketë patjetër një limit për këtë, jo vetëm nga aspakti shëndetësor, pasi vjen një moshë kur shtatzënia bëhet e papërballueshme për trupin e femrës.

Një problem i kohëve të sotme, sipas doktoreshës është rënia e madhe e fertilitetit dhe sidomos moshës së pjellorisë tek femrat. Kjo bën që gratë të kenë numrë të ulët vezësh dhe pamundësi për të patur fëmijë në mosha më të mëdha, ndërkohë që kushtet e sotme të jetesës, i bëjnë shpesh shumë prej tyre të shtyjnë shumë në kohë lindjen e fëmijëve. Kjo bën që shumë prej tyre të përdorin këtë shërbim, për të siguruar një shtatzani edhe në një moshë pas menopauzës. /Civitas.al.

Artikulli paraprakMr Bean baba në moshën 62-vjeçare, ja sa bukur duket gruaja e tij shtatzënë
Artikulli i rradhës Çizmet të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha tek këmbët e grave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.