Në ditët e fundjavës vendi ynë mbetet ende nën ndikimin e fushave anticiklonike, që gradualisht po humbasin fuqinë dhe masave të ngrohta ajrore mesdhetare, por nga dita e diel një turbullirë nga Atlantiku, që do t’i afrohet rajonit do të sjell në mbrëmje reshje të dobëta shiu, e me kalimin e saj mbi rajon, nga dita e hënë priten edhe reshje bore.
Sikurse ditëve të fundit, edhe në fundjavë, në orët e mëngjesit në vise të ulëta do të ketë mjegull.
Edhe në fundjavë temperaturat maksimale do të mbeten mbi vlera mesatare duke u sillur nga 10C deri në 11C, e ato minimale -1C deri 1C, e nga dita e hënë, temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të dy vlerat, maksimalet deri në 2C, e ato minimale edhe deri në -4C.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga dita e hënë mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 5-12m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.