A mund të jeni shtatëzënë? Për disa gra shenjat e hershme të shtatëzanisë shfaqen disa javë më vonë.
Ndërsa simptomat që paraqiten gjatë shtatëzanisë janë të ndryshme duke filluar nga ndryshimi i gjoksit, dhe ata mund të duken më të mbushur dhe të mëdhenj.
Lodhja po ashtu mund të jetë njëra prej shenjave të para, në shtatëzaninë e hershme levelet e hormonit të progesteronit mund të jenë më të thatë dhe kështu të ju vënë në gjumë më shpesh, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Gjakderdhje e lehtë dhe mpirje, nganjëherë gjakderdhja e lehtë e vaginës është prej shenjave të shtatëzanisë që shfaqen ndër të parat. Ndërsa këto gjakderdhje është e lehtë dhe ka ngjyrë më të ndritshme se ngjyrat e periodave dhe nuk zgjasin shumë.
Vjellja në mëngjes mund të ndodh çdo moment natën ose ditën, është prej shenjave klasike të shtatëzanisë. Ndërsa vjellja shihet të jetë si rezultat i rritjes së niveleve të estrogjenit, dhe që ndikon shumë tek shtatzënat sidomos erërat e ndryshme si të ushqimeve, parfumit ose të duhanit.
Po ashtu dhimbja e kokës është prej shenjave duke pasur parasysh ndryshimin e hormoneve në trup, dhe që mund të shoqërohen edhe me nervozitet dhe marramendje, edhe rritja e temperaturës trupore tregon se ju mund të jeni shtatëzënë.
Por cilat janë shenjat më të sigurta se ju jeni shtatëzënë?
Mungesa e periodave
Ndoshta shenja më dalluese e shtatëzanisë është edhe mungesa e periodave. Kjo shenjë zakonisht i shtyn nënat që të kërkojnë për më shumë detaje rreth shtatëzanisë.
Disa gra mund që të kenë perioda me ngjyrë më të qellet se sa zakonisht.
“Ndjesia” se jeni shtatëzënë
Zakonisht instinkti është korrekt në të tilla raste, shumë gra besojnë se kanë një lloj intuite se janë shtatëzënë, po ashtu ju mund të ndjeheni ndryshe, e lodhur, ose mund ta gjeni veten duke e vizituar më shpesh tualetin.
Për fund nëse keni dyshime se jeni shtatëzënë atëherë vërtetojeni këtë me anë të një testi të shtatëzanisë./Gazeta Shneta/