Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi për çiftin shqiptar, nusja nga Peja e dhëndri nga Berati

Jetë 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kjo është historia e çiftit shqiptar, vajza nga Kosova e djali nga Shqipëria. Si u bë nuse kosovarja në qytetin shqiptar e preferonte më së shumti.

Si çdo shqiptar këndej kufiri edhe ajo kishte ëndërruar ta vizitonte Shqipërinë.

Kjo u bë e mundur pothuajse për shumëkënd vetëm nga paslufta. Shqipëria u bë destinacion i shqiptarëve të Kosovës për t’i kaluar pushimet e verës, kurse ndërtimi i “Rrugës së Kombit” shkurtoi kohën dhe rrugën për të vizituar Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Beratin…, edhe gjatë vikendeve, shkruan sot gazeta Zëri.

Komunikimi ndërmjet të rinjve shqiptarë ka rikthyer traditën e martesës ndërmjet shqiptarëve matanë dhe këndej kufirit. Martesat ndërmjet tyre janë rritur pas luftës.

Vajza nga Peja dhe djali nga Berati kanë lidhur martesë. Të dy familjet, ajo Pelaj e cila ka dhënë vajzën në Berat dhe Mahmutaj që ka marrë nusen nga Peja, kanë festuar jo vetëm martesën e fëmijëve, por edhe të një bashkimi ndërmjet shqiptarëve të mohuar me vënien e kufirit ndërmjet trojeve shqiptare 105 vjet më parë (1912).

Sytë i shndrisin dhe fytyra i shkëlqen derisa rrëfen lidhjen e saj me djalin nga Shqipëria. Vera Pelaj e kishte preferuar Beratin si qytet duke e tërhequr antikiteti i tij dhe arkitektura e rrallë e shtëpive ku çatitë janë vendosur njëra mbi tjetrën. Por nuk e kishte menduar se do të bëhej nuse në Berat.

Ajo thotë se për herë të parë me bashkëshortin e saj Gazmend Mahmutajn janë takuar në Tiranë në kohë zgjedhjesh në Shqipëri në muajin qershor, vit ky kur fitoi mandatin e parë qeverisës Edi Rama. Ajo kishte qëlluar te një shoqe në Tiranë për vizitë kur ishte takuar me njeriun e jetës së saj. Siç duket Vera edhe kishte lënë përshtypje te djali nga Shqipëria. Para se ajo të mbërrinte në Kosovë do t’i arrinte ftesa për ta pranuar si shok në rrjetin social “Facebook”. “Isha takuar në një festë në një shoqëri të gjerë, pastaj filluam komunikimin në “Facebook”.

Biseda jonë nisi duke biseduar për politikën sepse ai në atë kohë punonte në Ministrinë e Kulturës dhe po ashtu ishte i angazhuar në zgjedhje, kurse unë si gazetare më interesonte të dëgjoja më shumë për zgjedhjet tona atje”. Por biseda e tyre shumë shpejt do t’i kalojë kufijtë e politikës në atë të fushës së ndjenjave.

Nga një miqësi lidhja e tyre do të kurorëzohet pasi Gazmendi merr hapin e parë dhe vjen në Prishtinë ku takon Verën dhe shpreh ndjenjat e tij ndaj saj.

Artikulli paraprakRreth 900 mjekë kanë ikur nga Maqedonia për pesë vite
Artikulli i rradhës Heqja e pelenës, pesë gabimet që i bëjnë të gjithë prindërit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.