Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zgjedhjet për Odën e Mjekëve, bllokohet procesi në Klinikën Vaskulare

Lajme 01/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së sotme po mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Dr. Shaban Osmanaj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të OMK-së, ka deklaruar procesi i votimit është duke u zhvilluar në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalet e Klinikat e SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se kanë hasur në telashe në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK.

“Në Klinikën Vaskulare është bllokuar procesi për shkak të një kandidati i cili nuk është certifikuar nga KQZ. I njëjti nuk është certifikuar pasi ka nënshkruar ose ka dhënë pëlqimin për kandidimin e një personi tjetër, çka me statut është e ndaluar”, ka deklaruar Osmanaj.

Ai ka shtuar se disa vërejtje ka pasur edhe në Klinikën e Veshëve, për çka është duke u diskutuar për të eliminuar paqartësitë.

“Po verifikohet gjithçka dhe së shpejtim presim të rifillojë procesi edhe në këto dy vendvotime”, ka shtuar Osmanaj.

Ai ka thënë se në bazë të të dhënave vetëm në klinikat e QKUK-së, deri më tani kanë votuar rreth 80 për qind e mjekëve.

Procesi mbetet i hapur deri në ora 15:00, ndërsa rezultatet pritet të dalin sot ose më së largu të dielën.

Këto janë zgjedhjet e para të organizuara nga Oda e Mjekëve, me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës “Lux Development”.

KQZ-ja e OMK-së ka ftuar edhe Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve dhe Federatën Sindikale për të monitoruar procesin. Poashtu secili kandidat ka të drejtë të ketë një vëzhgues. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNumri i rasteve me HIV/AIDS në Kosovë gjatë vitit 2016
Artikulli i rradhës Çifti i njohur ka zbuluar gjininë e fëmijës së tyre

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.