Shumë organizata shëndetësore si Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Shoqata Amerikane Dietetike (ADA) tregojnë se një dietë ushqyese është burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve.
Fëmijët që janë të shëndetshëm, aktiv dhe konsumojnë një sërë ushqimesh ka shumë shansa të mos kenë nevojë të marrin vitamina ose minerale shtesë, përveç nëse rekomandohet nga mjeku i tyre shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
“Konsumimi i një diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe të larmishme nga të gjitha grupet ushqimore është mënyra ideale për të marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet që janë thelbësore për funksionimin e përditshëm”, thotë Jonathan Valdez.
Mes tjerash, dozat e larta të vitaminave mund të jenë të rrezikshme. Andaj, konsumimi i tepërt mund t’i vendos fëmijët në rrezik për t’u përballur me të vjella, dhimbje barku, probleme të mëlçisë.
Qasja më e mirë për t’u siguruar që fëmijët tuaj po marrin vitaminat dhe mineralet që u nevojiten është të ofroni një shumëllojshmëri ushqimesh me vlera ushqyese si dhe të jeni një model i mire i të konsumuarit të ushqimeve të shëndetshme.
Në mënyrë ideale, dieta e fëmijëve duhet të përfshijë fruta, perime, drithëra, ushqime proteinike dhe produkte të qumështit.
Andaj, aplikimi i vitaminave dhe mineraleve shtesë mund të bëhet në dakordim me profesionistin shëndetësor. /Gazeta Shneta/


