Vitaminat janë një nga mënyrat më të zakonshme për t’u siguruar që fëmijët të marrin lëndë ushqyese thelbësore për t’u rritur në mënyrën më të shëndetshme.
Multivitamina që mund të merren pa recetë shpesh janë të mbushura me sheqer dhe suplemente shtesë që mund të mos jenë të nevojshme në dietën e çdo fëmije, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Kur këto vitamina merren shumë shpesh, ato mund të bëhen kundërproduktive për shëndetin e fëmijës, veçanërisht kur jepen në doza më të larta sesa rekomandohet nga burimet profesionale.
Vitaminat e tretshme në yndyrë si A dhe D ruhen në trup dhe lirohen gradualisht me kalimin e kohës, por konsumimi dhe ruajtja e tepërt mund të çojë në nivele toksike.
Për të shmangur rreziqet që lidhen me multivitamina dhe suplemente, ju mund të përfshini lehtësisht vitaminat A, B, C, D dhe K në dietën e një fëmije përmes ushqimeve të freskëta.
Këtu janë disa sugjerime ushqimore për t’i zbatuar në dietën e fëmijës suaj:
– Vitamina A: lakra jeshile, spinaqi, brokoli, karotat, patatet e ëmbla dhe kungulli.
– Vitamina B: drithëra të përpunuara, perime jeshile, banane dhe oriz kafe.
– Vitamina C: portokall, kivi, domate, pjepër, luleshtrydhe dhe speca.
– Vitamina D: qumështi i pasuruar me kalcium, salmoni, e verdha e vezës dhe peshku toni.
– Vitamina K: zarzavate dhe rrepë, lakër, marule dhe sojë.
Kur trupi i një fëmije është ende në zhvillim, është mirë që ta mbani marrjen e vitaminave në nivele natyrale duke i ushqyer me një dietë të ekuilibruar.
Frutat dhe perimet e freskëta janë burimi më i mirë i vitaminave sepse fëmija mund të përfitojë maksimumin nga ushqimi ndërsa prindi e di saktësisht se çfarë po merr fëmija.
Bëjeni kohën e vaktit ushqyes argëtuese duke menduar mënyra kreative për të prezantuar shije të reja.
Çdo fëmijë ka kërkesa të ndryshme dietike, prandaj bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor ose dietologun për dietën më të mirë për fëmijën tuaj. /Gazeta Shneta/


