Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të mbështjellni me batanije foshnjen tuaj pas lindjes?

Këshilla për shtatzëna 25/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjersa foshnjet ishin në rritje e sipër, ato ndiheshin rahat në hapësirën e tyre. Por, pas lindjes shumë prej foshnjeve e vërejnë mungesën e një sigurie sikurse ishin në mitër. Sipas Ilan Shapiro, MD, kjo është arsyeja pse foshnjet duhet të mbështjellen me një batanije të ngrohtë, e cila mund të jetë qetësuese shkruan Verywell Family.

Lindja e foshnjes, po që sjell emocione të pafundme, e sidomos tek prindërit e rinjë. E dëshira për një rritje sa më të mbarë të fëmijës fillon qysh tani.

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, klikoni këtu.

Studiues e profesionistë të shumtë ndajnë mesazhet dhe sugjerimet e tyre rreth rritjes dhe zhvillimit të foshnjeve.

E një nga benefitet që do të trajtojmë kësaj rradhe do të jetë për benefitet që sjell mbështjellja me një batanije të butë foshnjen pas lindjes.

Sipas Ilan Shapiro, MD, e veçanta e kësaj është sepse foshnjet ndihen më të qeta dhe të sigurta kur ato mbështjellen me një batanije të butë.

Mes tjerash, studimi i vitit 2019 i publikuar në PLOS ONE, tregon se përveç sigurisë foshnjet bëjnë një gjumë më të qetë.

Sipas Jenelle Ferry, neonatologe, kjo metodë është mirëpritur edhe për foshnjet e lindura para kohe.

“Në periudhën e menjëhershme të të porsalindurit, mund të ndihmojë një foshnjë të organizojë më mirë zhvillimin motorik, veçanërisht nëse ata kanë lindur para kohe,” shpjegon ajo.

Së fundmi, Dr. Ferry potencon se mbështjellja me batanije ndihmon edhe në rastet kur foshnjet ndihen të frikësuara.

Por, si duhet të mbështjellni një foshnje me batanije?

Sipas Rachel Schlueter, pediatre, ju duhet të respektoni rekomandimet nga Akademia e Pediatrisë Amerikane (AAP) për një gjumë më të sigurt.

Dr. Schlueter tregon se ju duhet të vendosni fëmijën në shpinë, në një sipërfaqe të sheshtë, pa lodra dhe jastëk përreth.

Një batanije e butë e ndihmon foshnjen të jetë e sigurt dhe e ngrohtë.

Së fundmi, mbështjelljen e foshnjes me batanije, AAP e rekomandon që të jetë deri në muajin e dytë.

“Pasi bebi juaj mund të rrotullohet, mbështjellja me batanije mund të kufizojë lëvizjen e tyre”, ka shtuar ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInspektimet në institucionet private shëndetësore, çdo tre vjet
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për nesër

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.