Të paktën 55 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë, dhe numri i tyre po rritet me shpejtësi.
Studimet kanë sugjeruar lidhje mes ndryshimeve në modelin e gjumit dhe rrezikut për zhvillimin e demencës, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i ri, i kryer tek gra mbi 80 vjeç, ka lidhur përgjumjen e shtuar me një rrezik më të madh për demencë.
Gratë që shfaqën më shumë përgjumje kishin dyfish më shumë gjasa të zhvillonin demencë gjatë një periudhe pesëvjeçare, krahasuar me ato që kishin modele të qëndrueshme gjumi.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), faktorët që rrisin rrezikun për demencë përfshijnë:
– mungesën e aktivitetit fizik;
– diabetin e pakontrolluar;
– tensionin e lartë të gjakut (hipertensionin);
– humbjen e dëgjimit;
– përdorimin e duhanit dhe alkoolit.
Disa studime kanë sugjeruar se çrregullimet e gjumit mund të kontribuojnë në rrezikun për demencë, por nuk ka një dakordësi të qartë nëse ndikim më të madh ka gjumi i tepërt apo mungesa e gjumit. /Gazeta Shneta/


