Rëndësia dhe kujdesi për shëndetin mendor po që luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tonë në përgjithësi, por edhe në atë riprodhues.
Sipas hulumtimeve të fundit, thuhet se stresi është një nga indikatorët në fertilitetin tuaj shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Studimet e llojeve të tilla na bën të mendohemi dy herë sesa pak rëndësi i kushtojmë stresit në tërësi.
A mund të ndikojë stresi në fertilitetin tuaj?
Stresi është pothuajse një gjendje normale, i cili është i pranishëm tek të gjithë njerëzit.
Në rast të mos-menaxhimit të tij, shpesh ai mund të shfaq efekte anësore në shëndetin tonë.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se stresi luan një rol në 30% tek të gjitha problemet e fertilitetit.
Për shkak se ai mund të shkaktojë një numër reagimesh brenda secilit individ, arsyeja sesi ose pse stresi shkakton infertilitet për cdo person mund të ndryshojë.
Stresi ndikon në hipotalamusin tuaj, pjesë e trurit tuaj, i cili ka për detyrë rregullimin e hormoneve që japin sinjalin për lëshimin e vezëve nga vezoret. Nëse filloni të keni nivele të larta të stresi, atëherë ovulimi mund të ndodh më vonë, apo jo.
Ndryshe, kjo gjendje është e njohur edhe si anovulim i shkaktuar nga stresi.

Por, jo vetëm gratë mund të përballen nga ky problem.
Studimi i vitit 2010 ka sugjeruar se stresi shfaq efekte anësore edhe në fertilitetin mashkullor. Mbi 700 burra u vlerësuan dhe rezultatet treguan se stresi kronik ishte i lidhur me uljen e cilësisë dhe sasisë së spermës.
Andaj, bazuar në këto të dhëna, përpiquni që t’a menaxhoni stresi tuaj përmes ushtrimeve të frymëmarrjes, jogës, meditimit apo ecjes në natyrë./Gazeta Shneta/


