Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A po plaket zemra juaj më shpejt se ju? Shkencëtarët britanikë krijojnë një mjet për të matur “moshën funksionale” të saj

Jetë 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një mjet të ri që tregon nëse zemra juaj po plaket më shpejt se trupi juaj, duke ndihmuar mjekët të parashikojnë rrezikun për sëmundje të zemrës.

Studiues nga Universiteti i East Anglia (UEA) analizuan të dhëna nga skanimet MRI të 557 personave në Britani, Spanjë dhe Singapor, përfshirë 336 individë me mbipeshë, tension të lartë apo diabet. Ata matën madhësinë e dhomave të zemrës dhe sa mirë pompimi i saj funksionon – të dhëna që përdoren zakonisht për të parashikuar problemet kardiovaskulare.

Bazuar në këto të dhëna, studiuesit krijuan një formulë që llogarit “moshën funksionale” të zemrës.

Sipas studimit të publikuar në revistën European Heart Journal, zemrat e personave me faktorë rreziku ishin mesatarisht 4.6 vjet më të vjetra sesa mosha e tyre reale. Personat me obezitet kishin edhe plakje më të përshpejtuar të zemrës.

“Mosha funksionale e zemrës te personat me sëmundje si diabeti apo obeziteti mund të jetë dhjetëra vite më e lartë se mosha e tyre biologjike,” tha Dr. Pankaj Garg, kardiolog dhe drejtues i studimit.

Mjeti ka disa kufizime. Ai nuk merr parasysh sa kohë kanë pasur pacientët këto probleme shëndetësore dhe përfshin vetëm persona që kanë mbijetuar me këto sëmundje deri në moshë të thyer – një fenomen i njohur si “survivor bias”. Gjithashtu, grupi i studimit ishte relativisht i vogël, ndaj nevojiten teste të mëtejshme në një popullatë më të gjerë.

Megjithatë, studiuesit shpresojnë që ky mjet të përdoret në të ardhmen për të ndihmuar mjekët të këshillojnë pacientët në lidhje me shëndetin e zemrës dhe të ndihmojë në diagnostikimin më të hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare.

Artikulli paraprakESHR në Maqedoninë e Veriut: Mungesa e stafit kufizon përdorimin e pajisjeve të shtrenjta mjekësore
Artikulli i rradhës Studim: Pandemia shtoi ndjeshëm simptomat depresive te të rriturit në SHBA

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.