Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A po plaket zemra juaj më shpejt se ju?

Jetë 07/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Imagjinoni t’i nënshtroheni një skanimi mjekësor dhe menjëherë të mësoni se zemra juaj po plaket më shpejt se ju – dhe se pa ndryshime në stilin e jetës, ka të ngjarë të zhvilloni probleme kardiovaskulare.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një mjet për ta bërë pikërisht këtë.

Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA) analizuan të dhënat nga skanimet me rezonancë magnetike (MRI) të 557 personave – përfshirë 336 me obezitet, presion të lartë të gjakut ose diabet – në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Singapor.

Ata matën tipare si madhësia e dhomave të zemrës dhe sa mirë pompon gjakun, të cilat shpesh përdoren për të parashikuar rezultatet kardiovaskulare. Më pas ata zhvilluan një formulë për të përcaktuar “moshën funksionale” të zemrës.

Mesatarisht, zemrat e njerëzve me faktorë rreziku shëndetësor ishin 4.6 vjet më të vjetra se mosha e tyre aktuale, sipas studimit, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Shneta.

Njerëzit me obezitet përjetuan edhe më shumë përshpejtim të plakjes funksionale të zemrës.

“Njerëzit me probleme shëndetësore si diabeti ose obeziteti shpesh kanë zemra që plaken më shpejt seç duhet – ndonjëherë me dekada”, tha në një deklaratë Dr. Pankaj Garg, kardiolog dhe studiuesi kryesor i studimit.

Mjeti ka disa kufizime. Nuk merr parasysh se sa kohë pacientët kishin problemet e tyre shëndetësore, dhe ata që u studiuan përfshinin vetëm njerëz që jetuan me këto probleme deri në moshë të shtyrë – një problem i njohur si “paragjykim i mbijetuesit”.

Grupi i studimit ishte gjithashtu i vogël, dhe modeli ka të ngjarë të duhet të testohet në një grup më të gjerë njerëzish përpara se të përdoret.

Megjithatë, studiuesit thanë se shpresojnë që mjekët përfundimisht ta përdorin mjetin për të këshilluar pacientët në rrezik për probleme shëndetësore të zemrës dhe për ta bërë më të lehtë për ta diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Duke ditur moshën e vërtetë të zemrës suaj, pacientët mund të marrin këshilla ose trajtime për të ngadalësuar procesin e plakjes, duke parandaluar potencialisht sulmet në zemër ose goditjet në tru”, tha Garg, duke përmendur ndryshimet në stilin e jetës si dieta e shëndetshme dhe ushtrimet.

“Bëhet fjalë për t’u dhënë njerëzve një shans për të luftuar sëmundjet e zemrës”, shtoi ai./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakI dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d drejtorit të QKUK-së dërgohet në mbajtje për 48 orë
Artikulli i rradhës Evropa nis fushatën prej 565 milionë dollarësh për të tërhequr shkencëtarët amerikanë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.