Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A shkakton artrit kërcitja e shpeshtë e nyjeve?

Jetë 10/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kërsitja e gishtave është një sjellje e zakonshme mund të bëhet një zakon ose një mënyrë për t’u marrë me energjinë nervore; disa e përshkruajnë atë si një mënyrë për të ‘liruar tensionin’. Për disa, është thjesht një gjë e bezdisshme që bëjnë njerëzit e tjerë. 

Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapsira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra tjetrën, shkruan Health Day, transmeton Gazeta Shneta.

Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapsirën midis kockave. Ky zgjerim hapsire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapsirë është kërcitja që ju dëgjoni.

Por a është kjo e dëmshme për nyjet?

Sipas mjekëve nuk është sepse nuk ka asnjë provë që të mund ta vërtetojë këtë. Kërcitja e vazhdueshme e nyjeve mund të bëjë që ato pas disa kohësh të kërcasin më thjeshtë, por kjo nuk ka lidhje me artritin apo ndonjë sëmundje tjetër.

Si mund të ndaloni kërcitjen e nyjeve?

Shumë persona zbulojnë se kërcitja nyjeve e tyre është në përgjigje të stresit dhe ankthit.

Ja disa këshilla praktike:

Praktikoni ushtrime të frymëmarrjes dhe meditim- ekspertët pajtohen se këto praktika kanë përfitime të qarta fizike dhe psikologjike.

Mbani duart e zëna duke bërë diçka tjetër – ka shumë ide për këtë, duke përfshirë topat e stresit, lodrat nervoze, stuko terapie dhe vizatimin ose shkarravinë. Këshilla më e mirë është të gjeni diçka që funksionon për ju dhe situatën tuaj.

Provoni qetësues të zakonshëm të ankthit dhe stresit si ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet, lidhja me të tjerët dhe ditari./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakQIKA nisë peticion për heqjen e taksës për produkte menstruale
Artikulli i rradhës Vitia: Kemi presion të madh nga OSHP-ja dhe Prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.