Në Prishtinë është hapur fushata vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”.
Në këtë event, pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku shkruan Gazeta Shneta.
Në faqen e tij zyratre, Abdixhiku ka bërë thirrje për vetëdijësim shoqëror në betejën e grave të prekura me kancer të gjirit.
“Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj.”, ka shkruar ai.
Mes tjerash, Abdixhiku ka bërë të ditur se në këtë drejtim Prishtina do të ofrojë: tre aparate mamografike, shërbime falas dhe pa rend pritjeje si dhe subvencionim për të gjitha gratë e prekura nga kanceri. /Gazeta Shneta/




