Është një ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare, e cila ka vite që është në skenën muzikore duke u bërë cak i shoubizit shqiptar.
Adelina Tahiri, ka ndryshuar mënyrën e saj të jetesës pas lindje së djalit të saj, që prej se u bë nënë në muajin gusht.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Mirage’, teksa tregon detaje nga jeta e saj e re me djalin e saj, Jonin. Është djali ai i cili ia ka ndryshuar stilin e jetesës. Këngëtarja poashtu flet edhe për bashkëshortin e saj, që konsiderohet avokati më i pasur në Maqedoninë e Veriut.