Me rregulloren e re të miratuar nga Bordi Drejtues, SHSKUK do të bëhet me një administratë gjigante me 5 departamente dhe 20 divizione.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës do të bëhet me administratë gjigante me 5 departamente dhe 20 divizione fal një vendimi të Bordit Drejtues më 15 prill 2025, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes kësaj rregullore, SHSKUK do të mbushet “rrush” me drejtora departamentesh e shefa divizionesh.
Bordi Drejtues me kryesues Dren Boshnjaku dhe anëtarët Tetore Olloni, Rrezarta Bajrami-Halili, Ismet Ramadani, Besa Balidemaj dhe Vjollca Kadolli, fillimisht e kanë shfuqizuar rregulloren e cila u miratua vitin e kaluar kur Bordi kryesohej nga Naim Bardiqi.
Ky vendim është marr më 31 janar 2025 me arsyetimin se kjo rregullore është pezulluar nga Gjykata dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar, dhe se institucioni nuk mund të funksionoj pa këtë akt rregullues.
Rregulloren e re gjeni duke klikuar në këtë vegzë: SHSKUK RREGULLORJA PER ORGANIZIMIN E BRENSHEM …
Po kaq departamente dhe divizione ishin paraparë edhe në rregulloren e parë.
Në nenin 33 të rregullores së re janë përcaktuar dispozitat kalimtare dhe përfundimtare. Në pikën 5. thuhet “Të punësuarit në administratën Qendrore të SHSKUK-së, para hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje, sistemohen në pozitat e punës sipas përgatitjes së tyre profesionale, kontratës së punës dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi”.
Aty poashtu është paraparë mundësia që të shtohet edhe numri i të punësuarve. /Gazeta Shneta/





