Në një vendim të ri që thellon debatin mbi politikat e abortit në SHBA, administrata Trump ka njoftuar se do të anulojë një udhëzim të epokës Biden, i cili detyronte spitalet të ofronin aborte emergjente kur gjendja shëndetësore e grave ishte në rrezik.
Ky ndryshim, i raportuar nga Associated Press, pritet të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si trajtohen rastet urgjente në spitalet që pranojnë fonde nga Medicare, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Direktiva e vitit 2022, e mbështetur në ligjin EMTALA, kërkonte që çdo spital që pranon pacientë në urgjencë të ofronte trajtim për të stabilizuar gratë shtatzëna, përfshirë edhe abortin në raste kërcënuese për jetën.
Por tani, administrata Trump ka bërë të ditur se nuk do të zbatojë më këtë politikë.
Megjithatë, Qendrat për Medicare & Medicaid deklaruan më 3 qershor se do të vazhdojnë të zbatojnë ligjin EMTALA për të mbrojtur të gjitha pacientet që paraqiten në urgjencë, përfshirë edhe ato shtatzëna në rrezik.
Ata shtuan se do të punojnë për të “qartësuar çdo paqartësi ligjore të krijuar nga administrata e mëparshme”./Gazeta Shneta/


