Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se koronavirusi ka prekur afër 100 mijë njerëz në gjithë botën, ndërsa sipas Universitetit ‘Johns Hopkins’ ky numër tashmë është tejkaluar.
CNN raporton se deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 3 mijë e 300 persona nga Covid-19, shumica prej të cilëve janë në Kinë, transmeton Gazeta Shneta.
Pentagoni në SHBA ka deklaruar se përpjekjet për zbulimin e vaksinës kundër virusit mund të mos jenë fare afër andaj duhet pranuar se mund të përballemi me një situatë të njëjtë edhe fundvitin e ardhshëm.
Ndërkaq në Gjermani janë shënuar 534 raste deri më tani, ndërsa në Itali numri i të prekurve është afër 4 mijë me 148 të vdekur. /Gazeta Shneta/