Gjatë ditës së diele janë raportuar 269 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin e rasteve aktive në afër 2 mijë persona të infektuar.
Edhe numri i pacientëve të sëmurë me Covid është shtuar ditët e fundit. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se janë 137 pacientë të hospitalizuar.
Vetëm në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë, prej të cilëve 61 janë duke u asistuar me oksigjen. Tre fëmijë po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinat kundër Covid-19. /Gazeta Shneta/




