Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.
Nga raportimet e datës 29 prill 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë: 11 prej tyre në gjendje të rënduar; 176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë; 193 me oksigjeno-terapi. /Gazeta Shneta/