Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Afro 23 mijë pacientë operohen në QKUK brenda një viti

Lajme 06/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2016, ku rezulton se në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 74 728 pacientë të shtrirë, ku nga ta 22 610 pacientë janë operuar.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit; të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK); aktivitetet e spitaleve të përgjithshme; vizitat mjekësore në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF); shërbimet paraklinike; të dhënat për të sëmurët me TBC; për sëmundjet ngjitëse në Kosovë, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2016 numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi, në sektorin publik, ishte 14 048 persona, prej tyre 3 626 ishin mjekë specialistë, 8 950 infermierë dhe 1 472 staf jomjekësor.

“Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje në institucionet shëndetësore publike ishte 2 514. Ndërsa, në spitalet private janë trajtuar rreth 509 raste. Gjatë vitit 2016, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 481 292 ditë shërimi, me 74 728 pacientë të shtrirë, ku nga këta pacientë të shtrirë, 22 610 pacientë janë operuar. Ndërkohë, që janë realizuar rreth 1 002 173 shërbime të veçanta dhe diagnostike për pacientë, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1 146 209 për 293 731 pacientë. Gjithashtu, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar rreth 58 891 vizita kontrolluese; 188 155 shërbime stomatologjike dhe 91 355 shërbime për pacientët jashtë Prishtinës”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 333, prej tyre 26 spitale dhe 1 307 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika etj. Numrin më të madh të ambulancave të licencuara e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 549, ose 29.5% të institucioneve të licencuara private.

Artikulli paraprakNuk e keni ditur: Kjo gjë po ja shkakton temperaturën bebes
Artikulli i rradhës Kjo është nëna e guximshme që lindi 17 fëmijë për 29 orë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.