Shtetet e Bashkuara kanë administruar tashmë më shumë se 29.5 milionë doza të vaksinës anti covid.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në ShBA shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas raportimit, rreth 24 milionë njerëz kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, kurse 5.25 milionë persona tjerë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/