Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se spitali i kryeqytetit po bëhet.
Në një postim në Facebook, Rama tha se kanë diskutuar për detajet finale për projektin e spitalit.
“Një projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës. Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian”, shkruan Rama.
Ai tutje shtoi se shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi. /Gazeta Shneta/