Agjërimi është një praktikë shpirtërore dhe fizike që sjellë përfitimet të shumta për organizmin tonë.
Sipas nutricionistes, Urata Rexhepi, ky proces ndihmon trupin të pushojë dhe të rigjenerohet, shkruan Gazeta Shneta.
“Veprimi i agjërimit në shëndetin e njeriut është vërtetuar nga shumë shkëncëtarë. Agjërimi ndikon në trup duke mobilizuar organet dhe duke i lejuar ato të pushojnë dhe të përmirësohen”, shprehet ajo.
Nutricionistja thekson se është tejet e rëndësishme të mos merret ushqim i mbingarkuar pas një dite agjërimi dhe rekomandon edhe një mesvakt mes iftarit dhe syfyrit.
“Nuk kemi nevojë të mundohemi të hamë sa më shumë gjatë iftarit, sepse trupi nuk mund të përpunojë menjëherë gjithë ushqimin. Preferohet që iftari të fillojë me një vakt më të lehtë dhe më pas nga ora 20:00 të konsumohet një mesvakt me diçka me më pak kalori që të mos rëndohet stomaku”, shton ajo.
Rexhepi sugjeron se për të mbajtur trupin e hidratuar në iftar dhe syfyr duhet të konsumohen mineralet, frutat dhe perime të ndryshme si dhe proteina të lehta.
“Mishi i pulës dhe peshkut janë më të lehtë për t’u tretur ndërsa mishi i kuq duhet të konsumohet në sasi më të kufizuar diku rreth 100-150 gramë”, shton tutje ajo.
Ndër të tjera, Rexhepi këshillon që ushqimi i syfyrit të përfundojë 15 minuta para përfundimit të kohës së syfyrit për të mundësuar tretjen më të mirë.
“Gjatë syfyrit preferohet diçka e lehtë si veza, qumështi, jogurti, farat dhe dridhërat e ndryshme si dhe omletat me perime të ndryshme”.
Për këto dhe këshilla të tjera ndiqni videon më poshtë:




