Agjërimi i njohur edhe si ngrënia e ushqimit vetëm në periudha të caktuara kohore, mund të sjellë përfitime shëndetësore dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.
Kjo praktikë nuk përcakton çfarë ushqimesh duhet të konsumohen, por kur duhet të merren ato, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Të dhënat e fundit sugjerojnë se kombinimi i agjërimit me kufizim kohor dhe stërvitjes mund të jetë më efektiv në reduktimin e masës dhjamore dhe përqindjes së yndyrës trupore sesa ushtrimet vetëm, pa kufizim të ngrënies.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe niveleve të yndyrës trupore është thelbësore për mirëqenien e përgjithshme.
Ekspertët vazhdojnë të studiojnë planet më të mira të ushqyerjes dhe të stërvitjes që promovojnë peshën optimale dhe përbërjen e trupit.
Një përmbledhje sistematike dhe meta-analizë e publikuar në “International Journal of Obesity” ka shqyrtuar ndikimin e kombinimit të ushtrimeve me agjërimin me kufizim kohor në përbërjen trupore, duke treguar rezultate premtuese për shëndetin dhe menaxhimin e peshës./Gazeta Shneta/


