Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AGK dënon fushatën ngacmuese të Mentor Llugaliut ndaj juristes së medias Flutura Kusari

Lajme 20/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i bashkohet organizatave ndërkombëtare të platformës “Media Freedom Rapid Response (MFRR)”, ECPMF-së dhe organizatave lidere të lirisë së medias, për të dënuar fushatën e vazhdueshme ngacmuese nga individi Mentor Llugaliu, kundër juristes së medias dhe aktivistes, Flutura Kusari.

Zonja Kusari ka paraqitur një kallëzim penal në mars të këtij viti në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për shkak të një fushate të vazhdueshme të ngacmimit dhe frikësimit online të Llugaliut, një përkrahës publik i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje.

Fushata me terma denigrues, që pos saj ka targetuar edhe anëtarë të familjes së ngushtë, ka ndodhur si hakmarrje për shkak të aktivizmit të zonjës Kusari në fushën e medias dhe të të drejtave të njeriut.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ofron përkrahje të parezervë zonjës Kusari në kërkesën e saj për drejtësi, dhe i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe kreut të saj, Zenjullah Gashi që të bëjnë një hetim të gjerë dhe të pavarur në këtë rast.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, që e ka ndihmuar zonjën Kusari për përgatitjen e kallëzimit penal kundër të pandehurit Llugaliu, ka konstatuar se “bazuar në vendime të tjera që kanë të bëjnë me veprën penale të ngacmimit, ky është një nga rastet më të rënda dhe më të mëdha të ngacmimit online ndaj një aktivisteje grua në Kosovë.”

Prokuroria Themelore e Prishtinë e ka mundësinë që me veprimet e veta të japë shembull që ngacmimi dhe intimidimi ndaj grave në Kosovë për shkak të punës së tyre, nuk mund të lejohet.

Artikulli paraprakRaste të fruthit në rritje – Infektologu Ramadani: Shkak mund të jetë mosvaksinimi
Artikulli i rradhës VR ndihmon rikuperimin pas goditjes në tru

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.