Një analizë e re nga Cochrane tregon se përdorimi i realitetit virtual (VR), së bashku me terapinë tradicionale, ndihmon pacientët që kanë pësuar goditje në tru të rikthejnë lëvizjet e krahut.
Studimi përfshiu 190 prova me mbi 7,000 pjesëmarrës dhe tregoi përmirësime të lehta në funksionin e krahut, sidomos kur VR shtohet në kujdesin e zakonshëm, duke rritur kohën e terapisë, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
VR mund të përmirësojë gjithashtu balancën dhe të zvogëlojë kufizimet fizike, megjithëse efektet në cilësinë e jetës mbeten të paqarta.
Shumica e teknologjive të përdorura ishin të thjeshta, ndërsa sistemet më të avancuara janë ende pak të studiuara. Ekspertët kërkojnë më shumë hulumtime për të zhvilluar terapi funksionale dhe të personalizuara me VR./Gazeta Shneta/


