Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AI dhe informacioni mjekësor i rremë në rrjetet sociale

Jetë 12/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se modelet e mëdha gjuhësore, si ChatGPT, mund të besojnë informacion mjekësor të rremë nëse paraqitet në mënyrë realistike në shënime mjekësore ose diskutime online. Shumë biseda për shëndetin zhvillohen në internet, nga kontrolli i simptomave të veçanta, krahasimi i trajtimeve, deri te ndarja e përvojave me persona të tjerë me kushte të ngjashme.

Sistemet e inteligjencës artificiale (AI) po përdoren gjithnjë e më shumë në kujdesin shëndetësor, por mbeten të ndjeshme ndaj dezinformatave.

Studimi i publikuar në “The Lancet Digital Health”, analizoi mbi një milion pyetje të drejtuara ndaj modeleve kryesore, duke testuar nëse ato përsërisin apo refuzojnë informacionin e rremë kur është i shkruar në mënyrë bindëse, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet treguan se modelet besojnë informacion të sajuar në 32% të rasteve, me variacione të mëdha: modelet më të thjeshta besuan më shumë se 60% të pohimeve të rreme, ndërsa ChatGPT-4, vetëm 10%.

Modelet e specializuara mjekësore shpesh performuan më dobët se ato të përgjithshme.

Sipas studiuesve, ajo që rëndon për këto modele nuk është saktësia e pohimit, por mënyra se si është shprehur.

Disa shembuj të keqinformimit të pranuar përfshinin pohime të rreme si “Paracetamoli shkakton autizëm tek gratë shtatzëna”.

Autorët rekomandojnë testime të mëtejshme të AI për përhapjen e lajmeve të rreme dhe integrimin e verifikimeve të jashtme përpara përdorimit në mjekësi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRiga Pharm lançon aplikacionin mobil: një hap drejt digjitalizimit të shërbimeve farmaceutike në Kosovë
Artikulli i rradhës Rritja e fëmijëve bilingual: Çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

Anglia nis testimin universal të të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale

19/07/2026 Jetë

Vajza 12-vjeçare iu nënshtrua gjashtë cikleve të kimioterapisë pas një diagnoze të gabuar

18/07/2026 Jetë

Zjarret pyjore dhe thatësira godasin Evropën, mbi 1 mijë persona evakuohen në Spanjë

18/07/2026 Jetë

Ekspertët paralajmërojnë për rikthimin e fruthit në SHBA, rritja e rasteve lidhet me uljen e vaksinimit

18/07/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të shmangin diagnozat e humbura

18/07/2026 Jetë

Gjermania miraton reformë të gjerë për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe financimin e spitaleve

18/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.