Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AI mund të parashikojë rreziqe shëndetësore nga të dhënat e një nate gjumi

Jetë 13/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI) mund të identifikojë rrezikun për zhvillimin e më shumë se 100 gjendjeve shëndetësore, bazuar vetëm në të dhënat e një nate gjumi, sipas një studimi të ri nga Universiteti Stanford në SHBA.

Modeli, i quajtur “SleepFM”, është zhvilluar nga studiuesit e Stanford-it dhe funksionon si një model i madh gjuhësor (LLM), i cili “mëson gjuhën e gjumit”. Ky model analizon aktivitetin e trurit, rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, lëvizjet e këmbëve dhe të syve gjatë gjumit për të vlerësuar rrezikun e sëmundjeve, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Nature”, u bazua në mbi 580,000 orë të dhëna gjumi, të mbledhura nga rreth 65,000 pacientë ndërmjet viteve 1999 dhe 2024. Të dhënat u morën nga klinika e njësive për çrregullimet e gjumit dhe u ndanë në segmente prej pesë sekondash, të cilat shërbyen si “fjalë” për trajnimin e modelit.

Sipas studiuesve, “SleepFM”, arriti saktësi prej të paktën 80% në parashikimin e sëmundjeve si Parkinsoni, Alzheimeri, demenca, sëmundjet hipertensive të zemrës, infarkti, kanceri i prostatës dhe ai i gjirit.

Modeli parashikoi gjithashtu vdekshmërinë me një saktësi prej 84%. Për sëmundje si sëmundja kronike e veshkave, goditja në tru dhe aritmia, saktësia ishte rreth 78%.

Studiuesit theksojnë se kombinimi i shumë sinjaleve fiziologjike e bën modelin veçanërisht të fuqishëm, sidomos kur sinjalet nuk përputhen mes tyre. Në të ardhmen, ekipi planifikon të integrojë edhe të dhëna nga pajisjet të mveshura./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShSKUK njofton vdekjen e zyrtares administrative
Artikulli i rradhës Vdekjet në Francë tejkalojnë lindjet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.