Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ai nuk është fëmija im

Jetë 14/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tashmë çiftet kanë mundësi që për arsye të ndryshme të sjellin në jetë një fëmijë duke përdorur nënën surrogate, pra me anën e një gruaje e cila do të mbartë në trupin e saj fëmijën e krijuar nga veza dhe spermatozoidi i tyre.

Në disa vende kjo gjë është ilegale dhe në disa të tjera mund të kryhet pa asnjë lloj problemi si për shembull në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Greqi etj.

Historia e Natashës, nënës surrogate!

Ajo është 29 vjeç, e martuar prej 11 vitesh dhe ka një fëmijë 9 vjeç. Sipas saj mjekët e klinikës Biotexcom në Kiev, e konsiderojnë shumë të përshtatshme për të qënë nënë surrogate. Natasha nuk konsideron si fëmijën e saj asnjë nga ata që mban në bark!

“Nuk mbaj mend as ditën kur kanë lindur, as gjininë, as peshën. Ata fëmijë nuk kanë asgjë nga unë dhe nuk kanë lidhje me mua pasi lindin. Unë jam këtu për të ndihmuar ata persona që nuk sjellin dot në jetë një fëmijë në mënyrë natyrale”.

Historia e Natashës është treguar nga Serena Marchi në librin e saj “Madri, comunque”. Në momentin që është intervistuar nëna surrogate ka qënë shtatzanë për herë të 4, ishte duke pritur binjakët e një çifti gjerman. Ajo shprehet se gjatë shtatzanisë nuk mendon asnjëherë se ai fëmijë i përket, nuk mendon kurrë të mbajë atë bebe. Ajo e di që në fillim që nuk do të rrisë vetë por do ta marrë dikush tjetër.

“Edhe tani që ndiej binjakët të lëvizin, kur kisha të vjellat, dhimbjet e shpinës, nuk kam arritur të krijoj atë lidhjen mes nënës dhe fëmijës, atë lidhjen që arrita të krijoja menjëherë me fëmijën tim. Besoj se e dini që paguhem për të dhënë me “qera” uterusin tim, madje 10000 euro për lindje, 15000 nëse janë binjakë ndërkohë që rroga mesatare mujore ne Ukrainë është 150  euro. Nuk ka asgjë të keqe në këtë që bëj. Me këto para do të blej një shtëpi ku të jetoj më mirë me familjen time, dashuritë e jetës time. Nëse jam në gjendje të lind, përse të mos e bëj edhe për të bërë të tjerët të lumtur?”

Si ju duken këto raste? Do të ishit në gjendje të quanit të huaj një fëmijë që e keni mbajtur për 9 muaj në bark edhe pse nuk ka ADN tuaj? /pernenat

Artikulli paraprakTruri i fëmijëve po shkatërrohet nga drita blu e ekraneve
Artikulli i rradhës Testimi i ri tregon dëmet në mëlçi para se të shfaqen simptomat

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.