Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ajri i ndotur shkakton mbi 1000 vdekje në Kosovë brenda një viti

Lajme 12/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze të cilësisë së ajrit, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve dhe kontribuojnë në rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parakohshme. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në vend tejkalohen shpesh kufijtë e lejuar për grimcat PM10 dhe PM2.5, veçanërisht gjatë dimrit në qytete si Prishtina, Mitrovica, Gjilani, Hani i Elezit, Obiliqi dhe Drenasi.

Raporti i fundit tregon se 1,150 vdekje në vit (rreth 12% e vdekshmërisë totale) mund t’i atribuohen drejtpërdrejt ndotjes së ajrit nga PM2.5. Efektet më të dukshme ndodhin tek të moshuarit, ndërsa fëmijët e vegjël përbëjnë një pjesë më të vogël të këtij numri, transmeton Gazeta Shneta.

Sëmundjet më të lidhura me ndotjen janë ato kardiovaskulare, goditjet në tru, ndërsa për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet pulmonare kronike normat janë më të ulëta.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, sidomos kur krahasohet me udhëzimet e OBSH-së të vitit 2021, edhe pse, prirjet aktuale tregojnë një përafrim me objektivat e BE-së për cilësinë e ajrit deri në vitin 2030.

hneta.“Politikat kombëtare, përfshirë izolimin e ndërtesave, zgjerimin e sistemeve të ngrohjes, reformat në transport, përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe teknologjitë industriale të pastra, synojnë arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në raportin e IKShPK-së.

“Tejkalime të vlerave maksimale ditore përgjatë viteve në Kosovë ka pasur gjithmonë në shumë stacione monitoruese për ndotësit PM10, PM2.5, NO2 dhe O3. Në periudhat e smogut gjatë sezonës së dimrit tejkalimet e PM10 janë sjellë nga 55 µg/m3 – 112 µg/m3 në vitin 2044, 149.5 µg/m3 në vitin 2023, 198 µg/m3 në vitin 2022, përgjatë muajve janar, dhjetor dhe nëntor. Gjithashtu tejkalime të vlerave maksimale ditore ka pasur gjatë dimrit edhe për PM2.5 vlera këto që janë regjistruar në shumë qytet deri në 165 µg/m3 janar të vitit në vitin 2025, 154 µg/m3 në 2024, 158 µg/m3 në vitin 2023 etj”, thuhet tutje në raport.

Një studim i kryer në Kosovë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbi ekspozimin ndaj PM, dhe pranimet spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare , ku gjetjet e këtij studimi treguan se shkalla e vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit në Prishtinë është 6 persona në 1000 vdekje.

“Prandaj edhe njëherë u dëshmua se pranimet spitalore janë më të larta gjatë dimrit, gjë që lidhet me koncentrimet e larta të materieve grimcore me madhësi PM10 dhe PM2.5. Andaj për të zvogëluar ndikimin negativ në shëndetin e qytetarëve çështja e aerondotjes kërkon një qasje të integruar që lidh politikat e ngrohjes shtëpiake, transportit dhe industrisë me mbikëqyrje të vazhdueshme për ndotësit kryesor”.

Gjithashtu gjatë viteve 2017-2019 nga projekti me Millenium Challenge Cooperation (MCC), është kryer një hulumtim i Vlerësimit të Ndikimit në Shëndet në Kosovë.

Sipas raportit të IKShPK-së, 2/3 e vdekshmërisë totale në Kosovë shfaqet në grup moshën 65 vjeç e lart (71.3%), ndërsa vdekshmëria në grup moshën 0 deri në 5 vjeç paraqet 2.6% të vdekshmërisë totale (3.0% të vdekshmërisë së koduar) në vend.

“Rezultatet në këtë studim tregojnë se vdekshmëria nga të gjitha shkaqet ka një korrelacion pozitiv me përqendrimet e PM2.5 (r = .55). Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore).”

Sëmundjet më të lidhura me ndotjen janë ato kardiovaskulare, goditjet në tru, ndërsa për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet pulmonare kronike normat janë më të ulëta./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIKSHPK: Ndotja e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prishtina më e prekura
Artikulli i rradhës Studimi: Një ilaç për epilepsinë mund të ndihmojë në trajtimin e apnesë së gjumit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.