Një ilaç i përdorur për trajtimin e epilepsisë mund të ndihmojë edhe personat që vuajnë nga Obstructive Sleep Apnea, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore The Lancet.
Studiuesit zbuluan se ilaçi sulthiame redukton ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe përmirëson nivelin e oksigjenit tek personat me apnea të moderuar deri të rëndë.
Studimi përfshiu 298 të rritur nga katër vende evropiane. Rezultatet treguan se pacientët që morën doza më të larta të sulthiame patën deri në 47% më pak ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit krahasuar me ata që morën placebo.
Sipas drejtuesit të studimit, profesorit në University of Gothenburg, Jan Hedner, gjetjet mund të hapin rrugë për trajtime të reja, megjithëse nevojiten studime më të mëdha për të konfirmuar efektin dhe sigurinë e këtij ilaçi.
Aktualisht, trajtimi më i zakonshëm për këtë çrregullim është pajisja Continuous Positive Airway Pressure (CPAP), por shumë pacientë e kanë të vështirë ta përdorin atë gjatë gjumit.


