Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AKPM-ja i reagon drejtorit Izet Sadiku: Orari për barnatoret, pa bazë ligjore

Lajme 08/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale ka reaguar ndaj drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, i cili për Ekonomia Online tregoi për mënyrën e funksionimit të barnatoreve me kujdestari.

Kjo agjenci e cilëson këtë rregullore pa bazë ligjore. Sipas tyre, bazuar në Legjislacionin aktual në fuqi, Fushëveprimtaria e Barnatoreve është e rregulluar me tri Ligje dhe një Udhëzim Administrativ:

Komunikata e plotë e AKPM-së:

AKPPM i kundërpergjigjet Drejtaoratit të Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale sqaron se arsyetimi i Drejtoratit të Shëndetesisë së Komunes së Prishtinës duke u thirrur në nenin 40 të Ligjit për Tragtinë e Brendshme Nr.2004/18 është munduar ta arsyetoj Rregulloren për përcaktimin e orarit të punës dhe kujdestarive të Barnatoreve duke i cilësuar ato si “Shitore” nuk ka bazë ligjore sepse ky Ligj nuk ngërthen në vete Institucione Shëndtesore (Barnatoret).

Bazuar në Ligjislacionin aktual në fuqi Fushëveprimtaria e Barnatoreve është e rregulluar me tri Ligje dhe një Udhëzim Administrativ: 1. Bazuar në Ligjin për Shëndetësi 04/L-125, Barnatoret janë institucione shëndetësore, personeli që punon në Barnatore është staf profesional shëndetësor.

  1. Bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinae 04/L-190, Barnatoret licencohen nga AKPPM-ja dhe poashtu mbikqyren dhe inspektohen ne çdo kohë nga Ispektorati Farmaceutik në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Poashtu sipas këtij Ligji, kushtet për veprimtarinë e Barnatoreve përcaktohen me akt nënligjor. Ekziston Udhëzimi Administrativ 11/2015 për Qarkulluesit me Pakicë ku me rastin e licencimit të Barnatoreve një nga kushtet pë licencim është njoftimi për orar i vendosur në hyrje të Barnatores.

  1. Bazuar në Ligjin 08/L-047 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinae 04/L-190, autoritet i vetëm kompetent për shqiptimin e gjobave në tregun Farmaceutik përfshi këtu edhe Barnatoret si institucione shëndetësore është Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë.
  2. Bazuar në Planin Legjislativ të MSH-së është përfshirë Plotësim/Ndryshimi i Udhëzimi Administrativ 11/2015 për Qarkulluesit me Pakicë, ku Zyrtari përgjegjës dhe Grupi punues kanë përcaktuar oraret dhe kujdestaritë e Institucioneve Shëndetësore në nivel vendi.

Andaj kerkojmë që Drejtorati i Shëndetësisë së Komunes së Prishtinës të tërhiqet nga tendencat per marrje të kompetencave të nivelit qendror. Ky është qëndrimi zyrtar dhe përgjigjja e fundit nga AKPPM-ja lidhur me këtë çështje .

 

Artikulli paraprakFlet Arianit Jakupi pasi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të OFK-së
Artikulli i rradhës 8 kura shtëpiake për të shëruar gjuhën tuaj të djegur

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.