Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq ka njoftuar se sot një ekip mjekësor është përfshirë në një aksident komunikacioni gjatë kryerjes së një transporti emergjent të pacientit.
Sipas njoftimit, si pasojë e aksidentit, dy punëtorë shëndetësorë dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, transmeton Gazeta Shneta.
Për shkak të kësaj ngjarjeje, janë shënuar vonesa të përkohshme në ofrimin e disa shërbimeve shëndetësore. Nga QKMF në Obiliq kërkohet mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa bëhet e ditur se shërbimet po vazhdojnë normalisht. /Gazeta Shneta/



