Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse.
Pamjet nga vendi i aksidentit janë dërguar nga lexuesit e Gazetës Sinjali, të cilët kanë raportuar për prezencë të madhe të ekipeve emergjente dhe lëvizje të kufizuar të automjeteve në zonë.
Ndërkohë, në gjendje të rëndë vazhdon të mbetet burri i saj. /Sinjali/


