Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku të përfshirë janë dy vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, për Klankosova.tv deklaroi se të lënduar nga ky aksident kanë mbetur ngasësit e veturave, të cilët kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Ai po ashtu shtoi se me këtë rast po merret njësia e trafikut rajonal në Prizren, për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti.



