Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kura natyrale për infeksionin mykotik

Femina 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksioni mykotik është një nga infeksionet më të përhapura tek femrat. Çdo femër, të paktën një herë në jetë, por ka edhe raste të tjera të cilave u përsëritët herë pas here, ndërsa mund te shfaqet edhe tek vajzat e vogla.

Infeksioni mykotik vaginal njihet ndryshe edhe si Candida.

Kjo është një kërpudhë e zakonshme e pranishme në gojë, vagjinë, pore, lëkurë dhe traktin tretës. Kur është në sasi të vogla ky bakter nuk shkakton asnjë problem, por në rastet e një ulje të imunitetit për shkak të një sëmundje, diabetit, mbipeshës, shtatzënisë dhe përdorimit të antibiotikëve, ky infeksion mund të rëndohet, transmeton Telegrafi.

Është normale që në trup të ketë kërpudha dhe tharm. E mbajnë nën kontroll florën e rregullt të përbërë nga bakteret vagjinale. Mirëpo, nganjëherë ajo baraspeshë çrregullohet dhe tharmi shumëfishohet shpejt dhe e shkakton infeksionin.

Ekzistojnë disa situata në të cilat tharmi mund të shumëzohet. Për shembull ilaçi antibiotik mund ta mbysë bakterin që e mban në rregull nivelin e tharmit. Kushtet në të cilat shkaktohen ndryshimet hormonale, siç janë: menopauza, shtatzënia, marrja e tabletave kontraceptive, diabeti gjithashtu, mund të shkaktojnë rritje të nivelit të tharmit.

Cilat janë simptomat?

Sekrecionet nga vagjina që janë te bardhë dhe duket si brumë ose si djathë.

Simptomat e tjera: kruarja, skuqja në pjesën e jashtme të vagjinës, djegia gjatë urinimit.

Disa gra të infektuara me candida mund të mos kenë kurrfarë simptomash. Tek mashkulli tharmi mund të shkaktojë ënjtje dhe skuqje në penis.

Si mjekohet? Aplikohet trajtimi me ilaçe. Infeksioni mund të mjekohet për disa ditë gjatë javës.

Si të kujdeseni për vetveten?

– Hiqni dorë nga marrëdhëniet seksuale derisa të mjekohet infeksioni.

– Ndiqni udhëzimet e mjekut për shfrytëzimin e ilaçeve.

– Hiqni dorë nga ushqimi me shumë sheqer.

– Mbani veshje të pambukta dhe ndërroni ato sa më shpesh.

– Hiqni dorë nga përdorimi i produkteve higjienike, siç janë shamponat, sprejet etj. në regjionin vagjinal. Përjashtohen rastet nëse këtë ua ka rekomanduar mjeku.

– Mbajeni të thatë zonën gjenitale.

– Dobësohuni, nëse jeni tepër mbipeshë.

– Nëse jeni me diabet, kushtoni kujdes nivelit të

sheqerit në gjak.

– Përpiquni që të konsumoni kos. Disa gra kanë dëshmuar se kosi ndihmon për ta penguar shtimin e tharmit.

– Vizitoni mjekun tuaj, nëse përsëritet infeksioni i tharmit në afatin prej dy muajve ose nëse infeksioni vazhdon të jetë edhe më tutje, me gjithë mjekimin.

Kura natyrale

Kosi është një nga produktet më të mira që bllokon shtimin e infeksionin mykotik. Thjesht ngrënia e kosit të ndihmon në parandalim, por edhe nëse lyeni një tampon me kos dhe e fusni brenda në vagjinë dy herë në ditë është një mënyrë për ta kuruar.

Soda e bukës është shumë e mirë për shpëlarje nga jashtë. Mbi të gjitha për vajzat e reja, mbushni një legen me ujë të ngrohtë dhe tretni në të pak sodë buke. Uleni brenda në legen për disa minuta.

Edhe hudhra ndihmon në këtë rast.

Gjithashtu, vaji i holluar i pemës së çajit të gjelbër mund të përdoret për trajtimin e mykut vaginal.

Por në rastet kur nuk vërehet përmirësim, duhet marrë mjekimi i duhur të cilin do t’jua japi gjinekologu juaj.

Artikulli paraprakAksident në Tiranë, vdes gruaja 61-vjeçare
Artikulli i rradhës Nuk është dhe aq keq të punosh ulur

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.