Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Komoran.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, ambulanta dhe zjarrfikësit, kurse dyshohet për dy të vdekur, raporton lajmi.net
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe njerëz me lëndime të rënda.
Sipas informatave, dy aksidente kanë ndodhur në të njejtën kohë afër “Fer Petrol”.
Pas reshjeve të shiut, qarkullimi i veturave nëpër rrugë po bëhet edhe më i vështirë, kurse Policia vazhdimisht ka bërë thirrje për vozitje të sigurt.