Një aksident trafiku ka ndodhur para gjysmë ore te ‘Lesna’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rastin e kanë konfirmuar tashmë edhe Policia.
Nga Polica e Trafikut kanë bërë me dije për Sinjalin se gjendja e këmbësorit është e rëndë, mirëpo tash për tash i njëjti ka vetëdije.
Ndihma e parë i është dhënë nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa edhe Policia po kryen ekzaminimet e nevojshme.



