Aksident tragjik në Lluzhan të Podujevës, vdes një fëmijë (Foto)

2017-04-12 në ora 16:18

Ka ndërruar jetë një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës

Sipas dëshmitarëve vetura ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar. Në momentin kur ndodhi aksidenti në veturë ishin 3 fëmijë, njofton Klan Kosova.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.