Braktisja e fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetet një problem shqetësues që është në rritje. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga Agjencia e Statistikave e Kosovës në gjithë vitin e kaluar në Kosovë u braktisën 41 fëmijë.
Numri më i madh i fëmijëve të braktisur është shënuar në tremujorin e tretë me gjithsej 13 fëmijë të braktisur gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë që komunat në të cilat ka pasur më së shumti braktisje të fëmijëve janë ajo e Gjilanit dhe e Prishtinës.
Në dy këto komuna veç për një vit janë braktisur nga 6 fëmijë, Ferizaj 4 fëmijë si dhe Vushtrri, Gjakovë, Podujevë, Skenderaj nga 3 fëmijë janë braktisur.
Shumica e këtyre fëmijëve të braktisur janë meshkuj. /GazetaExpress/